Ish-trajneri i Olimpiadës Amerikane u gjet i vdekur pas akuzave për sulm seksual

13:17 | 26 Shkurt 2021
Arbresh.info

Një ish-trajner i gjimnastikës në Lojërat Olimpike Amerikane ka vrarë veten disa orë pasi u akuzua për sulm seksual dhe trafikim njerëzor, thonë zyrtarët.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Miçiganit, Dana Nessel, konfirmoi vdekjen e John Geddert të enjten pasdite.

Në mëngjes, zonja Nessel kishte përshkruar 24 akuza për krim ndaj Geddert, shkruan BBC.

Geddert ishte kreu i ekipit të gjimnastikës për femra në vitin 2012 dhe punoi ngushtë me mjekun e ekipit, Larry Nassar, i cili abuzoi me qindra atletë.

Nassar u dënua me deri në 300 vjet burg në vitin 2018 për abuzimin e më shumë se 250 vajzave.

Geddert, 63 vjeç, kishte në pronësi strukturën e trajnimit në Michigan, ku Nassar kishte shërbyer si mjek i palestrës.

Ai pritej të dorëzohej të enjten pasdite por nuk u paraqit, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm, transmeton arbresh.info

“Zyra ime është njoftuar se trupi i John Geddert u gjet vonë këtë pasdite pasi i mori jetën vetes,” tha zonja Nessel më vonë në një deklaratë.

“Ky është një fund tragjik i një historie tragjike për të gjithë të përfshirë.”

Më parë, ajo kishte njoftuar 24 akuza të veçanta kundër Geddert që “përqendrohen rreth akteve të shumta të abuzimit verbal, fizik dhe seksual të kryera nga i pandehuri kundër shumë grave të reja”.

Dy nga akuzat përfshinin sulmin e pretenduar seksual të një vajze me moshë rreth 13 deri 16 vjeç.

Akuzat e trafikimit njerëzor kishin të bënin me përdorimin e tij të pretenduar të “forcës, mashtrimit dhe detyrimit kundër atletëve të rinj … për përfitime financiare”, tha zonja Nessel, duke shtuar se kjo i dëmtoi viktimat./abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme