Google ADS

Real gjen pasardhësin e Sergio Ramos

11:25 | 26 Shkurt 2021
Arbresh.info

Atalanta u përball me kokën lart kundër Real Madrid në takimin e parë të raundit të 1/8 të Champions League. Ekipi italian humbi 0-1 falë një goli të Mendy në minutat e fundit të ndeshjes, por luajti prej minutës së 17-të me një lojtar më pak.

Berat Gjimshiti dhe shokët e tij zhvilluan një ndeshje shumë pozitive, sidomos në aspektin defensiv, të detyruar edhe prej inferioriteti numerik. Një ndër lojtarët më të dalluar në fushë ishte Christian Romero, 22-vjeçari argjentinas.

Qendërmbrojtësi është pjesë e Juventusit, por është huazuar te zikaltrit e Gasperinit për dy sezonet e ardhshme. 4 milion euro pagoi Atalanta (2 milion + 2 të tjera në formë bonusesh), teksa ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit në verën e vitit 2022 për 16 milion euro të tjera.

Paraqitja fantastike e Romeros i ka bërë përshtypje Real Madrid. Todofichajes raporton se “Los Blancos” janë mahnitur nga cilësitë e mbrojtësit dhe e shikojnë si zëvendësuesin e Sergio Ramos, gjithmonë nëse kapiteni nuk rinovon dhe zgjedh të provojë një aventurë të re./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme