Tre persona të maskuar dhe me armë lodër kryejnë grabitje në një lokal në Fushë Kosovë

11:00 | 26 Shkurt 2021
S D

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte ka ndodhur një grabitje në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se tre persona të maskuar dhe me armë lodër kanë kryer grabitje në një lokal.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një lokal ka ndodhur një grabitje ku tre persona të moshës së re, të maskuar, me kapele të zeza në kokë dhe me një armë dyshohet lodër kanë arritur t’i grabisin rreth 30 euro para nga arka e pagesave”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se njësitë policore janë duke hetuar rastin dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme