Vazhdon gjobitja e qytetarëve që nuk mbajnë maska në Maqedoni

10:19 | 26 Shkurt 2021
S D

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 401 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme