Google ADS

Aksident në Podujevë, lëndohet vozitësi i automjetit

10:12 | 26 Shkurt 2021
S D

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shakovicë e Podujevës, ku si pasojë e këtij aksidenti është lënduar vozitësi i automjetit, shkruan arbresh.info.

Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:15 është raportuar për një vet aksident në fshatin Shakovicë komuna e Podujevës. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme