53 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.
Nga ky numër, pesë pacientë janë në respirator, 42 në oksigjenoterapi ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i plotë:
8 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 282 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,883 analiza.
234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Të tri lindjet kanë qenë me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje,1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Aktualisht 53 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 janë shëruar./arbresh.info/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...