OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

22:09 | 25 Shkurt 2021
Arbresh.info

Më shumë se 850 000 persona kanë vdekur në të gjithë Evropën për shkak të COVID-19, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Ndërsa rastet kanë rënë gjatë muajit të kaluar, shifra është 10 herë më e lartë nga sa ishte në maj të vitit të kaluar”, vuri në dukje kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

“Deri më sot, i gjithë rajoni evropian ka raportuar gati 38 milionë raste të COVID-19”, shtoi ai në një konferencë virtuale për shtyp.

Kluge, gjithashtu, shprehu shqetësimin për disa nga efektet afatgjata të virusit, si lodhje, mjegullim i trurit dhe çrregullime kardiake dhe neurologjike. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme