Google ADS

Ilir Meta: Pranvera shqiptare po vjen

21:15 | 25 Shkurt 2021
Arbresh.info

Sipas Presidentit Ilir Meta, pandemia e Covid-19 ka thelluar pabarazitë në vend, por është shfrytëzuar edhe për shkeljen dhe cënimin e trë drejtave të qytetarëve për motive që nuk kanë lidhje me këtë krizë.

Kreu i shtetit thekson se qeveria ka shkatërruar demokracinë dhe ka kapur institucionet e pavarura gjatë krizës së pandemisë. Kulmi sipas tij ishte dhuna policore në shembjen e Teatrit Kombëtar dhe miratimi i koncesioneve dhe akteve kushtetuese që cënojnë interesin publik.

Për Metën, zgjedhjet e 25 Prillit janë një mundësi për qytetarët që të ndahen nga ajo që e konsideron epokë të errët të dhunimit të demokracisë.

“Me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor. Pranvera shqiptare po vjen”.

Presidenti e shoqëron postimin e tij me mesazhin Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç që thotë se ky vit duhet të jetë viti “për t’i thënë ndal shkeljes së të drejtave të njeriut”.

COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave…

Posted by Ilir Meta on Thursday, February 25, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme