Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, Albana Fico tha se të dhënat e javës së fundit që lidhen me qëndrueshmërinë e pozitivitetit të mostrës dhe fakti që transmetueshmëria është ulur, ishin indikatorë që e çuan Komitetin e Ekspertëve drejt vendimit për lënien në fuqi të masave ekzistuese anti-COVID.
Sipas saj situata mbetet delikate, por akoma është nën kontroll dhe e adresuar mirë.
E pyetur lidhur me mostrat e dërguara në laboratorin britanik për të vërtetuar nëse mutacione të virusit po qarkullojnë në vend, Fico shpjegoi se procedura deri në daljen e përgjigjes është e gjatë, ndërsa shtoi se ndryshimet që janë vënë re në sjelljen e virusit gjatë javëve të fundit janë provë se në vend qarkullojnë mutacione të COVID-19.
“E rëndësishme është të kuptojmë se ne kemi tre gjëra që i kuptojmë edhe pa përgjigjen e tyre: kemi pasur mostra të dyshuara, kemi një ndryshim në dinamikën moshore; është një tjetër element që s’e kemi parë me virusin e parë dhe së treti edhe sëmundshmëria ka ndryshuar fytyrë në disa persona. Kjo ngre më shumë dyshime për ekzistencën e tyre, por qëllimi është të ndërpritet zinxhiri i infeksionit”, tha Fico për Euronews Albania.
Ajo apeloi që të vijohet me vigjilencë zbatimi i masave anti-COVID, pasi siç tha ende s’e kemi fituar betejën me virusin
“Virusit nuk kemi ç’i bëjmë në ndryshimet gjenetike që pëson, por duhet të zbatojmë masat”, tha Fico.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...