Trendi në rritje i rasteve italiane është tashmë i dukshëm, me të infektuarit e rinj që janë 19 mijë e 886, ndërkohë që dje ishin 16 mijë e 424, dhe viktimat e deklaruara janë 308.
Niveli i pozitivitetit u rikthye sipër kuotës shqetësuese, dhe është 5.4%, 0,8% më shumë se ditën e djeshme.
Lombardia është rikthyer si rajoni më i goditur, i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana, rajon ky ku rritja është më e lartë se kudo tjetër.
Ndërkohë zona më të vogla por edhe qytete si Bolonja pritet të marrin javën tjetër masa më të rrepta, të quajtura “portokalli e errët”, një fazë pothuajse karantine.
Nga ana tjetër, qeveria italiane është orientuar për të hapur aktivitetet kulturore, si muze, kinema dhe teatro, në fund të marsit. Rihapja do të zbatohet me kritere të rrepta distancimi dhe me maska të përforcuara, por do të jetë gjithsesi një hap i parë për aktivitete ekonomike që rrezikojnë përndryshe falimentimin.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit