Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është takuar me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Ambasadroja thotë në një postim në “Twitter” se në takimin me Bashën kanë folur për programin elektoral të PD, si dhe pastërtinë e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill.”
Kreu i demokratëve thotë se e ka njohur me planin qeverisës të Partisë Demokratike nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit. Ai shprehet se përmes bashkëpunimit me SHBA Shqipëria do të tërheqë investime të huaja si dhe do të forcojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, Znj. Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë amerikan, për të përshpejtuar zhvillimim ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Takimi vjen një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, përmes të cilit opozita do të shkojë në zgjedhjet parlamentare./klan news
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...