Basha: Gjendja e pandemisë e rëndë, faktet po fshihen qëllimisht

17:24 | 25 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se gjendja si pasojë e pandemisë në vend është më rëndë se asnjëherë më parë.

Gjatë një takimi me ekspertë të shëndetësisë, Basha përsëriti edhe njëherë se faktet janë fshehur qëllimisht, për të mbuluar sipas tij dështimin.

Kryedemokrati solli në vëmendje statistikat e INSTAT, që sipas tij vërtetojnë se numri i viktimave nga virusi në vend është shumë herë më i lartë seç është raportuar.

“Rritja e numrit të të infektuarve dhe gjena e përgjithshme e shoqërisë, gjendja ekonomike, personelit shëndetësor, ka arritur në një pikë që konsideroj si më të keqen që nga fillimi i pandemisë. Numri real i të infektuarve është shumë më i lartë. Paralajmërimi që erdhi nga profesionistët dhe unë i dhashë zë në emisionin Opinion para disa muajsh është vërtetuar se ishte i vërtetë edhe përmes statistikave të kësaj qeverie, që tregon se numri i vdekjeve ishte i madh vitin e kaluar. Shumëfish më të lartë se shifrat e raportuara nga qeveria dhe institucionet qeveritare.

Numri i testimeve mbetet i ulët. Nuk ka asnjë irno sa testime po kryhen nga ISHP dhe sa nga privati. Vetëm Shqipëria nuk ka informacion nëse qarkullon mutacioni britanik apo jo.

I vetmi prioritet absolut që ka mbizotëruar me sukses të plotë është vlera e propagandës. Nuk ka vend tjetër në Ballkan që të ketë cirkun shëtitës të kryeministrit që shikon si ngulet gjilpëra e vaksinës, a thua se kjo është puna e tij. Ku në fakt puna e kryeministrit është të sigurojë të gjitha mjetet financiare. Kemi prej marsit që ia kërkojmë ditë për ditë. Të parët që kanë folur janë profesionistë jo ne. Ne i kemi dhënë zë shqetësimeve të tyre të drejta. Fshehja e fakteve është bërë me qëllim, për të fshehur dështimin”, tha Basha./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme