Google ADS

Haziri e quajti “kryesi në dorëheqje”, LDK: Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje

13:57 | 25 Shkurt 2021
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që pasditen e sotme të mbajë mbledhjen e radhës.

Përmes një sqarimi për media, kjo parti ka sqaruar se Kryesia dhe kryetari nuk kanë dhënë dorëheqje. Madje, sipas tyre, Mustafa vetëm ka parlajmëruar dorëheqje. Por, fillimisht “kryesi në dorëheqje” e quajti nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik

Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit.

Vetem Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së.

LDK – Zyra për Informim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme