LDK: Nuk jemi kryesi në dorëheqje por kryesi në detyrë

13:09 | 25 Shkurt 2021
A. B.

Lidhja Demokratike e Kosovë ka bërë një sqarim për media në lidhje me emërimin e Kyresisë.

Përmes një njoftimi për media, nga kanë deklaruar se Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit, shkruan portali arbresh.info

Postimi i plotë:

Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetem Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme