Një mjek dhe dy infermierë të Spitalit të Gjakovës të infektuar me COVID

08:10 | 25 Shkurt 2021
V. S.

Një mjek dhe dy infermierë të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë janë aktualisht të infektuar me COVID-19. Nga i njëjti institucion, nga virusi SARS-COV-2 janë prekur edhe dy të tjerë nga stafi administrativ.

Në raportin e publikuar nga ky spital flitet edhe për numrin e pacientëve që po marrin shërbime si të dyshuar ose të konfirmuar me COVID pozitiv.

“68 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 45 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 17 pacientë të konfirmuar negativ, 6 pacientë të pakonfirmuar, 32 pacientë me oksigjeno terapi, 1 pacientë në CPAP maske, 2 pacientë në respirator”, thuhet në raport.

Spitali i Gjakovës apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes, të respektojnë të gjitha masat sepse spitali po mbushet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme