Policia e shtetit ka reaguar pas një foto të publikuar në rrjetet sociale ku një qen ishte lidhur pas një motori dhe tërhiqej zvarrë.
Policia bën me dije se kanë shoqëruan në komisariat shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.
Ai është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motor në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.” – njofton policia.
Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...