Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit u dënuan të gjitha partitë politike nga elektorati.
Shala në Edicionin Special në Klan Kosova bëri të ditur se janë rreth pesë deputetë të AAK-së në garë për të zënë ulëse në Kuvend, teksa janë duke pritur rinumërimet.
“Të gjitha partitë politike kanë pasur ndëshkim nga elektorati – shpresoj që do të ketë ndryshime në to”.
“Jemi në garë 4-5 deputetë që kemi pak dallim në vota dhe po presim rinumërimet. Pal Lekaj, Lahi Brahimaj, Shkumbin Demaliaj dhe disa të tjerë jemi në garë me shumë pak diferencë në vota”, tha Shala.
Shala që më parë ishte pjesë e Nisma Socialdemokrate e cila në zgjedhje nuk kaloi pragun tha se ndjen keqardhje për kryetarin Fatmir Limaj.
“Në jetën time asnjëherë nuk i bie pishman për gjërat që bëj. Për Fatmir Limajn kam ndjerë keqardhje pasi kam kujtime të mëdha me të ndërsa ekipi i tij e ka marrë atë që e kanë merituar”, tha Shala.
Shala tutje shtoi se nuk e kishe në plan që të kandidonte për deputet – mirëpo elektorati që mori me veti pas kalimit nga NISMA në AAK e bëri që të kandidoj – por në rast se nuk bëhet thotë se ka me çfarë të merret.
“Ardhja e njerëzve pas meje pasi kam kaluar në AAK më detyroi që të kandidoj sërish. Në rast se nuk bëhem deputet do të merrem me strukturat e Aleancës dhe do të qëndroj në parti”.
Ai po ashtu shtoi se Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për t’u bërë president.
“Ramush Haradinaj është i denjë për president edhe në fushatë kemi shkuar për këtë post – e shoh si absurde që Aleanca të bëhet pjesë e Qeverisë pa marrë pozitën e presidentit”, tha Shala.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...