Sekretari teknik i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Adnan Merovci, ka sqaruar në emisionin Rubikon në Klan Kosova se si ka ndodhur shkuarja e presidentit Rugova në Beograd në takimim me Millosheviqin.
Ai deklaroi se ish presidenti i Kosovës atje shkoi pa dëshirën e tij dhe tregoi fjalët që i kishte thënë në atë kohë Sllobodan Millosheviqit.
“Në atë kohë Rugova ka qenë peng. Definitivisht Ibrahim Rugova ka qenë peng i Millosheviqit. Ia kanë demoluar dyert, është arrestuar në shtëpinë e tij. Ai i ka treguar se ‘ky takim mund të bëhet vetëm pa dëshirën tonë dhe pa marrjen pjesë në vendimin për t’u takuar’. Këtë Rugova e ka dëshmuar edhe në takim kur i thotë Millosheviqit ‘ti ke hyrë në lufte me botën dhe veç ti mundesh me e ndalë’”.
“Ai është hero i fjalëve në atë takim, se ai edhe ashtu thoshte ‘jam doktor i fjalës’. Rugova në këtë takim ka dal fitimtar dhe në asnjë moment s’ka kërkuar ndaljen e bombardimeve, siç ishte keqinterpretuar”.
“Dokumenti zyrtar që është nënshkruar në Rambuje është masë e përkohshme për paqe. Kjo marrëveshje është dashtë të implementohet dhe administrata nuk kishte me funksionu ajo që ishte serbe, dhe kjo nuk ka të bëjë me autonominë substanciale. Dhe Madeleine Albright kishte shkruar letër. Kjo letër është nënshkruar nga sekretarja Ollbrajt dhe ka qenë garancë e Amerikës. Meqenëse serbët nuk e nënshkruan marrëveshjen, ajo ra prej funksionit dhe pastaj dihet se çka ka ndodhë, rezoluta e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Mervoci.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida