Maskat mbrojtëse të fytyrës mund të mos jenë të detyrueshme në objektet e mbyllura publike gjatë verës, tha zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë, Jenny Harris.
E pyetur nëse bartja e maskave do të bëhet ligjore në objektet publike nëse qeveria, sipas planit, do të zbutë të gjitha masat deri më 21 qershor, Harris tha në një konferencë në Downing Street se një gjë e tillë nuk do të jetë kështu, raporton Sky News.
Ajo shtoi se maskat mund të kthehen gjatë muajve të dimrit.
“Një gjë që ne e dimë me siguri, dhe kjo është ajo që bëjmë jashtë është në mënyrë të pakrahasueshme më e sigurt se ajo që bëjmë brenda. Ajrosja ka një rëndësi të madhe”, deklaroi Harris.
Harris tha se “ndërsa hyjmë në vjeshtë, pastaj në dimër, kalojmë shumë më shumë kohë brenda dhe është e mundur që të kërkojmë bartjen e maskave”.
“Por, është e mundur që maskat të mos jenë të detyrueshme në objektet publike gjatë verës,” vlerësoi ajo.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?