Google ADS

Slloveni: Mjeku infektohet me Covid-19 pas dy dozave të vaksinës

22:59 | 24 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Një mjek slloven, i punësuar në Qendrën Klinike në Maribor, u infektua me koronavirus edhe pas marrjes së dy dozave të vaksinës, konfirmoi spitali i dytë më i madh në Slloveni.

Mjeku u kthye së fundmi nga Afrika, kështu që supozohet se ai mund të jetë infektuar me një variant më ngjitëse të virusit në Afrikën e Jugut, e cila nuk është provuar ende, shkruan medium kroat Hina, transmeton portal arbresh.info

Sipas mediave kroate, ri-infektimi është i mundur sepse asnjë vaksinë nuk është njëqind për qind efektive dhe pasi konfirmuan infeksionin me një test PCR, ata vepruan në përputhje me protokollin e përshkruar dhe informuan epidemiologët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme