Austria vendosi të miratojë vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

21:04 | 24 Shkurt 2021
V. S.

Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me efektshmërinë e saj, Austria ka vendosur të pranojë trendin e pothuajse të gjithë fqinjëve të saj në aplikimit të vaksinës AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.

Kryesuesja e Bordit të Vaksinimit të Austrisë, Ursula Wiedermann-Schmidt, ka thënë se do të kërkojë nga ministri i Shëndetësisë, Rudolph Anschober, që të miratojë vaksinën AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç këtë javë, në një intervistë për ZIB 1.

Miratimi vjen pavarësisht shqetësimeve për efektshmërinë e vaksinës. Disa vende të tjera evropiane nuk kanë rekomanduar që vaksina të aplikohet te njerëzit mbi 65 vjeç, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Suedinë. Zvicra fqinje ka refuzuar të miratojë plotësisht vaksinën – dhe tani po mendon të shesë 5.3 milionë doza që ka blerë tashmë.

Ka pasur edhe rezistencë ndaj vaksinës nga ata që presin vaksinimin në Austri. Dy javë më parë, rreth 500 persona në spitalin AKH të Vjenës nënshkruan një peticion, duke thënë se ata nuk dëshironin të merrnin vaksinën AstraZeneca.

Kronen Zeitung e raportoi atë si një “trazirë vaksinimi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme