Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Prishtinës!

19:21 | 24 Shkurt 2021
Arbresh.info

KB Prishtina ka njoftuar se trajneri, Dragan Radovic ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 74:86 dhe menjëherë pas këtij takimi, trajneri Dragan Radovic ka dhënë dorëheqje, përcjell GazetaBlic Sport.Ja njoftimi i klubit”

“Njoftim!Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, Kryetrajneri Dragan Radovic njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita.
Trajnerin Radovic e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, shkruan në njoftimin e KB Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme