Dvorani pohon se është nën hetim nga SPAK

18:57 | 24 Shkurt 2021
Arbresh.info

Gjykatësi Ardian Dvorani ka pohuar se ka nisur një hetim nga SPAK ndaj tij, pas kallëzimit penal të bërë nga Presidenti Meta.

Dvorani thotë për “Top Talk” se është në dijeni të hetimit që po zhvillohet:

“Po është e vërtetë, jam në dijeni që hetimi është duke u zhvilluar. Aq sa prokuroria ka kërkuar nga unë, unë i kam bërë. Unë nuk kam asnjë vlerësim dhe gjykim për hetimin që po bën Prokuroria e Posacme sepse nuk më lejohet të bëj rolin e prokurorit për Prokurorët e ceshtjes dhe as rolin e gjyqtarit apo këshilltarit sepse unë jam subjekti dhe jam palë në atë proces”.

Juristi Ardian Dvorani ka një histori të gjatë në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, por një angazhim shumë domethënës në Reformën në Drejtësi. Ai është gjetur në sulmin e Presidentit Ilir Meta, për shkak të angazhimit të tij në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë pas reformës në drejtësi.

Meta bëri padi ndaj Drovanit, i cili shprehet se jo vetëm Presidenti po kushdo tjetër ka të drejtën të veprojë si të dojë dhe këto sulme nuk e shqetësojnë aspak.

Dyrnjaja: Përse po ju sulmon kaq shumë Presidenti i Republikës? Ai ju ka kallëzuar penalisht edhe në SPAK.

Dvorani: Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën e tij të veprojë ashtu si e vlerëson. Ky nuk është problemi im fare, raportet i kam me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet dhe mua nuk më shqetëson fakti si më vlerësojnë personat publik. Detyrimi im është që ashtu si në të kaluarën dhe në të ardhmen të vazhdojë të ushtrojë detyrimin tim gjyqësor. Nuk kam asnjë arsye të ndjek se çfarë deklarojnë politikanët apo funksionarë të ndryshme për këtë çmim. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e sqaruar qartë. Diçka ka shkruar edhe Ambasada e SHBA, të tjerët po më komentojnë mua apo vlerësimin që më kanë bërë?

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për media ditën e sotme e cilësoi fletëlavdërimi të Ramës, deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit që i jepte çmim vlerësues gjykatësit Dvorani.

Dyrnjaja: Presidenti e vlerëson thjesht një letër vlerësimi dhe ju pozicionoi në krah të Ramës.

Dvorani: Unë përpiqem t’i ndjek reagimit, është e drejta dhe detyrimet e mia. Po se çfarë kanë ndodhur sot si kam ndjekur.
Ky është problemi i tij dhe gjithsecili në funksionin e vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm për atë që po nxjerr nga goja.

Dyrnjaja: Presidenti ju ka kallëzuar penalisht edhe në SPAK. A ka nisur hetimi konkret ndaj jush?

Dvorani: Po është e vërtetë, jam në dijeni që hetimi është duke u zhvilluar. Aq sa prokuroria ka kërkuar nga unë, unë i kam bërë. Unë nuk kam asnjë vlerësim dhe gjykim për hetimin që po bën Prokuroria e Posacme sepse nuk më lejohet të bëj rolin e prokurorit për Prokurorët e ceshtjes dhe as rolin e gjyqtarit apo këshilltarit sepse unë jam subjekti dhe jam palë në atë proces. Kam të drejtën dhe detyrimin ti përgjigjem veprimeve dhe veprimtarisë që janë duke ushtruar prokurorët, ata janë duke e vlerësuar çështjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme