Mark Zuckerberg, themeluesi i rrjetit social më të madh në botë “Facebook”, ka prezantuar mundësinë më të re në Facebook në platformën telefonike.
“Sapo filluam lansimin e videove 360 shkallë në celularë, translate arbresh.info.
Video 360 shkallë është tërësisht një eksperiencë e re sepse mund ta lëvizni kamerën për rreth. Ky opsion hap mundësi të reja për ndarjen e eksperiencave dhe ju bën të ndjeheni sikur ju jeni pjesë e asaj që shihni. Është një hap drejt një përvoje edhe më reale.
Kjo video është xhiruar në Korenë Veriore nga “ABC News”. Lëvizjet shumë dimenzionale të kamerës ju mundësojnë të përjetoni eksperienca të llojit që shumë njerëz nuk i kanë parë asnjëherë në jetën e tyre.
Mendojmë se njerëzit do të shpërndajnë më shumë përmbajtje prej 360 shkallëve në të ardhmen, posaçërisht pasi kjo teknologji ju mundëson të xhironi vet. Jemi të lumtur që këtë teknologji mund ta gjeni në Facebook”, ka shkruar Zuckerberg./arbresh.info
Nagavci: Të gjithë fëmijët shqiptarë mësojnë me abetaren e p...
Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK:...
“Mashtrimet nëpërmjet internetit”, Policia del me njoftim si...
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...