Në vetëm shtatë vjet, nga 2013, kur iu bashkua Bashkimit Evropian dhe deri në fund të vitit 2019, Kroacia humbi rreth 200 mijë banorë, kjo del nga vlerësimet e reja të statistikave të shtetit.
Sipas këtyre të dhënave, transmetuar nga index.hr, në fund të vitit 2012, në prag të anëtarësimit në Bashkim, Kroacia kishte pak më shumë se 4.26 milionë banorë dhe në fund të vitit 2019 pak më pak se 4.06 milionë banorë.
Portali thekson se pamja shkatërruese demografike është pasojë e rritjes negative natyrore, pra një numër më i madh i vdekjeve sesa i lindjeve, por shumë më i madh i emigrimit që është rezultat i hapjes së tregut të punës të anëtarëve të tjerë të BE-së për qytetarët kroatë.
Zheljko Lovrinçeviq nga Instituti i Ekonomisë i Zagrebit theksoi se me një ulje të tillë të numrit të banorëve, Kroacia do të humbasë një qytet me madhësinë e Osijekut në pesë vitet e ardhshme.
Ata që largohen nga Kroacia më shpesh përmendin pamundësinë e gjetjes së një pune ose pakënaqësinë me punën nëse kanë paga të vogla.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...