Gazetari i gastronomisë, Nigel Slater ka postuar një recetë shumë interesante në The Guardian, e cila konsiderohet si e shijshme dhe e shëndetshme.
Ju duhen 2 patate të ëmbëla, që t’i pastroni mirë dhe t’i piqni në furrë për 40 deri në 60 minuta.
Për të bërë salcën, prisni imët 125g qepë të njoma. Në një tigan nxehni 4 lugë gjelle vaj ulliri, shqoni qepët dhe gatuani për 8 deri në 10 minuta, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë copëtoni një spec të kuq djegëst dhe shtoni në tigan. Qëroni dhe feta imët 2 thelpinj të mëdha hudhër, shtoni në tigan dhe i lini të gatuhen me qepët e freskëta dhe specin djegës derisa të zbuten.
Vendosni përzierjen në blendet dhe shtoni pak kripë, 1 lugë gjellë uthull të kuqe, 1 lugë gjellë vaj ulliri dhe një grusht majdanoz.
Kur patatet e ëmbla të jenë plotësisht të buta nga pjekja, ndajini dhe shërbejini me salcën e ftohtë dhe specit.
Truku
Patatet e ëmbla marrin më pak kohë për t’u gatuar sesa një patate e bardhë e zakonshme. Një patate e ëmbël me madhësi mesatare ndoshta kërkon për gatim rreth 40 minuta, por gjithnjë duhet kontrollouar lëkura e tyre që të jetë e butë./arbresh.info/
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...