Nëse e ndjeni se rrahjet e zemrës janë më të shpejta, mos u shqetësoheni.
Ju duhet të vetëm të mblidhni vetën dhe të bëni disa veprime, transmeton portal arbresh.info
Disa lloje të rrahjeve të zemrës janë kretësisht të padmshme dhe nuk kanë nevojë për terapi.
Sidoqoftë, ka nga ata që duhet të trajtohen me ilaçe, dhe disa mund të jenë fatale, kështu që përveç terapisë, ato zgjidhen me operacion.
Veprimet që duhet të bëni për të qetësuar zemrën tuaj i gjeni më poshtë:
Qetësohuni
Kur ju rreh zemra shpejt, ndaloni aktivitetin fizik dhe merrni një pozicion të rehatshëm. Merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Nëse zemra nuk ndalet së punuari shpejt, kërkoni ndihmë në farmacinë më të afërt, ku ata mund të rekomandojnë mjekimin e duhur.
Shkoni te mjeku
Nëse rrahjet tuaja të shpejta të zemrës ndodhin shpesh dhe zgjasin për një kohë të gjatë, është e nevojshme të shkoni te mjeku. Gjithashtu, nëse shpesh mendoni se zemra juaj nuk po funksionon siç duhet ndërsa pushoni dhe që herë pas here kalon, një kontroll më i hollësishëm mjekësor është thelbësor. Kur rrahja e zemrës shoqërohet me humbje të vetëdijes, atëherë ndihma mjekësore është urgjente.
Mateni presionin e gjakut
Rrahja e zemrës është një shenjë se ju duhet të kontrolloni presionin e gjakut. Do të ishte më mirë të matni presionin në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje. Presioni normal i gjakut është deri në 140/90 mmHg. Zemra e një të rrituri rreh midis 60 dhe 100 herë në minutë, dhe puna e përshpejtuar konsiderohet kur rreh më shpejt se 100 herë në minutë.
Zakonet e pashëndetshme
Për të parandaluar rrahjet e shpejta të zemrës është mirë që të mos e teproni me kafe, me alkool, pirje duhani, pije energjike dhe ushqim. Ushtroni çdo ditë ose dilni për një shëtitje për të paktën një orë. Jepini vetes kohë për të pushuar çdo ditë. Hani shendetshem./arbresh.info/
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë