Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë parashtruar ankesat e tyre në Gjykatën e Apelit brenda Gjykatës Speciale, duke u ankuar për vendimin e gjykatësit Nicolas Guillou, që urdhëroi vazhdimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.
Venkateswari Alagendra, avokate e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi ka parashtruar në Apel nëntë faqe material, për t’iu kundërpërgjigjur Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Në një pjesë të këtyre parashtresave të avokatës nga Malajzia, përmendet edhe një postim i Krasniqit në Facebook, që e kishte bërë si reagim ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të Albin Kurtit. Në atë postim, Krasniqi e quante Gashin “kolaboracionist”, pasi ky i fundit kishte thënë se pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime gjatë dhe pas luftës.
Sipas avokates Alagendra, një deklaratë e tillë e Krasniqit s’do të duhej të përdorej nga Prokuroria.
“ZPS kërkon të mbështesë vendimin e kundërshtuar duke parashtruar se “Sjellja e fundit e të akuzuarit duhet të interpretohet në mënyrë të arsyeshme si një përpjekje për të nxitur ose nxisin krime kundër personave të tillë dhe / ose një kërcënim që tregon qëllimin e tij për të kryer krimet e së ardhmes ”. ‘Sjellja e fundit’ është një postim në Facebook, i cili i bëri thirrje një partie politike që “të distancohet seriozisht nga patriotizmi i Dick MARTYT”. Edhe nëse dikush nuk pajtohet me zgjedhjen e gjuhës dhe mendimeve të Z. Krasniqi, fjalët e tij nuk mund të interpretohet në mënyrë të arsyeshme si nxitje e krimeve ose si kërcënim për të kryer krime në të ardhmen. Ai nuk ka bërë dhe nuk bën thirrje për ndonjë veprim të dhunshëm ose kriminal”, thuhet në parashtresën e dorëzuar nga Alagendra.
Sipas saj, “mbështetja në këtë postimi për ta justifikuar ndalimin ka qenë e paarsyeshme”.
Avokatja e ka kundërshtuar gjithashtu vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, në pjesën e arsyetimit të tij se Jakup Krasniqi ka një rrjet të madh mbështetësish që mund të jenë të aftë të kryejnë krime ta pengojnë punën e Gjykatës Speciale. As ky pretendim, sipas avokates Alagendra nuk është i arsyeshëm. Ajo thotë se Gjykata dhe Prokuroria gabimisht pretendojnë se Jakup Krasniqi ka qasje në rrjet përkrahësish, përfshirë policinë dhe ekspertizat intelegjente, ashtu si të akuzuarit tjerë në këtë rast.
Ajo në këtë pikë përdor faktin se Krasniqi ka disa vjet që s’ka qenë aktivisht në politikë.
“Në vend që të tregojë prova të afta për të mbështetur vendimin e kundërshtuar, Përgjigja përsëri i drejtohet pohimeve dhe hamendësimeve të pabazuara. Kështu, SPO përsërit pretendimet e tij se Z. Krasniqi “ka qasje në të njëjtin rrjet mbështetës të gjerë si të akuzuarit e tjerë në këtë rast, duke përfshirë ata me siguri, polici dhe ekspertizë të inteligjencës”. Asnjë provë nuk citohet si mbështetje. Asnjë shpjegim nuk ofrohet për lidhjen e një njeriu që ka dalë në pension për pesë vjet me të njëjtin rrjet mbështetës si figurat e larta politike aktuale. SPO madje pohon se ka “prova të shumta për një rrjet të tillë mbështetës”, për ironi të fatit, pa iu referuar një prove të vetme të lidhur me z. Krasniqi”, thuhet në parashtresë.
Më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.
Nasim Haradinaj kërkon të mos jetë pjesë e seancës së nesërme paragjyqësore
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç