Google ADS

Mijallkovi dorëzohet në Prokurori: Kam qenë i sëmurë

17:30 | 23 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar para pak minutash në Prokurori.

Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit.

Ai tha se është paraqitur vetë për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të. Po ashtu kërkoji falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme