Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.813 teste, ndërsa janë regjistruar 509 raste të reja me COVID-19.
Sipas qyteteve në Shkup – 285, Prilep – 37, Kavadar – 29, Ohër – 24, Veles – 16, Tetovë – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë nga 10, Strugë dhe Gjevgjeli nga 9, Kumanovë dhe Negotinë nga 8, Koçan dhe Krushevë nga 7, Gostivar dhe Shtip nga 6, Resnjë, Dellçev dhe Berovë nga 4, Probishtip, Kratov dhe Bogdanci nga 3, Sveti Nikollë dhe Vallandovë nga 2, Strumicë dhe Radovish nga 1.
Janë regjistruar 354 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njofton telegrafi maqedoni.
Janë konfirmuar 9 vitkima nga coronavirusi. 4 pacientë nga Shkupi (71, 66, 63, 55) dhe nga një pacientë nga Ohri (67), Kumanova (68), Koçani (85), Dellçeva (61), Demir Hisari (84).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuarve me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 99.917, numri i pacientëve të shëruar është 90.096, numri i vdekjeve është 3.085, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.736.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...