Google ADS

Miftaraj për Qeverinë Hoti: Jemi të bekuar që kjo strukturë nuk do të Qeverisë me Kosovën

14:57 | 23 Shkurt 2021
S D

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj ka thënë sot se është bekim që kjo strukturë nuk do të qeverisë me Kosovën së paku në një të ardhme të afërt.

Miftaraj në një postim në rrjetin social Facebook ka kujtuar kohën kur Qeveria Hoti ka shuar Task Forcën kundër korrupsionit dhe më pas reagimin dhe shqetësimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Lexoni të plotë postimin:

Më 19 tetor 2020, në ora 10:00 në mëngjes, IKD reagim dhe kërkesë publike Qeverise Hoti, për mos shuarjen e Task Forces kundër Korrupsion.

Me 19 tetor 2020, në ora 14:00 Qeveria Hoti shuan Task Forcën kundër Korrupsion.

Me 23 shkurt 2021, “Shprehim shqetësim serioz për shuarjen e Task Forcës për luftë kundër korrupsionit brenda Policisë së Kosovë” – Rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Amnistia e përligjur e korrupsionit nga Qeveria Hoti, merr goditjen e radhës.

Jemi të bekuar që kjo strukturë nuk do të qeverisë me Kosovën së paku në një të ardhme të afërt.

Me 19 tetor 2020, ne ora 10:00 ne mengjes, IKD reagim dhe kerkese publike Qeverise Hoti, per mos shuarjen e Task Forces…

Posted by Ehat Miftaraj on E martë, 23 Shkurt 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme