Google ADS

Rakiqi akuzon Kurtin, Rashiqin dhe Trajkoviqin për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq

14:10 | 23 Shkurt 2021
arbresh.info

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për organizimin e sulmit fizik që iu bë djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Ai pretendon se sulmi ishte organizuar përmes vetë Rashiqit dhe politikanes Rada Trajkoviq, raporton Tanjug.

Rakiq ka apeluar te serbët në Kosovë që t’i besojnë Serbisë dhe Listës Serbe duke shtuar se “presioni, trillimet dhe gënjeshtrat do të vazhdojnë”.

Të hënën e 22 shkurtit, djali i ish-ministrit në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, u sulmua nga rreth 30 persona, derisa po dilke nga shkolla në Graçanicë.

Rastin e kanë dënuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve, derisa drejtësia po merret me sulmuesit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme