Në kantonin e Cyrihut, katër të rinj kanë pësuar një aksident në një makinë të vjedhur ndërsa po iknin nga policia.
Shoferi 18-vjeçar është arrestuar të premten pas incidentit, shkruan polizeinews.ch.
Dy pasagjerë u dërguan në spital, me lëndime të lehta. Makina ka pësuar dëme totale.
Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte nga një kontroll policor në Wermatswil.
Pas një ngarjeje të gjatë të makinës në autostradën A15, makina u shmang nga autostrada në Uster dhe u përplas në mburojat prej guri të një rrethrrotullimi me shpejtësi dukshëm të tepruar, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Shoferi 18 vjeçar nga Kosova nuk kishte patentë shoferi. Përveç kësaj, makina ishte vjedhur më parë në Zvicrën Qendrore, thotë një zëdhënës i policisë. Të tre udhëtarët ishin të rinj mes moshës 14 dhe 17 vjeçare, nga Kosova dhe Serbia.
Tirana vishet kuqezi, nis Parada e Shqiptarëve
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...