Divorci duket se po finalizohet pasi Kim i tregoi vajzës së saj se po ndahet nga Kanye.
Kim Kardashian thuhet se i ka treguar vajzës së saj 7-vjeçare North West për divorcin e saj me Kanye, shkruan Mirror transmeton portali arbresh.info
Ylli 40-vjeçar ‘Keeping Up With The Kardashians’ thuhet se bëri kërkesë për divorc nga burri i saj reper, 43 vjeç, të premten dhe North me sa duket “e di se çfarë po ndodh”,
Kim mendohet se ka marrë vendimin për t’i thënë vajzës së madhe në mënyrë që ajo të “kuptojë” se çfarë po ndodhte midis prindërve të saj.
Një burim i tha ‘Hollywood Life’ se North po kupton “sa më shumë që të mundet” për situatën.
Burimi vazhdoi, “Kim i tregoi asaj vetëm po ende jo fëmijëve tjerë”.
“Kim dhe Kanye kanë jetuar kështu për kaq shumë kohë. Viti i fundit ka qenë pikërisht kështu, ku ata kanë jetuar jetë të ndara fizikisht dhe emocionalisht, kështu që nëse ka pasur dokumente apo jo, ata nuk kanë jetuar në një situatë martesore “.
Situata aktuale do të thotë se “nuk do të ketë asnjë ndryshim për fëmijët”, sipas burimit. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën