Rrahja e djalit të Rashiqit, reagon Avdullah Hoti

11:35 | 23 Shkurt 2021
V. S.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi dje rreth 30 persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e politikanit serb, Nenad Rashiq.

Hoti ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.

Postimi i plotë:

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.

Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme