Google ADS

Vazhdojnë dorëheqjet në AAK, këtë herë kryetari i degës së partisë në Gjilan

10:47 | 23 Shkurt 2021
V. S.

Mbrëmë u raportua se Rasim Selmanaj ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

E duket se në AAK veçse kanë filluar dorëheqjet. Njëjtë ka vepruar edhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Agim Zuzaku.

Edhe pse ka pak kohë që u zgjodh në krye të Degës së AAK-së në Gjilan, Zuzaku ka njoftuar sot për dorëheqjen e tij.

“Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam ti marrim meritat, por duhet marrë edhe përgjegjësinë për këto rezultate shumë zhgënjyese. Edhe pse në një periudhë shumë të shkurtër, është e pamundur të bëhen reforma dhe të arrihen rezultate në një parti siç është AAK, unë marrë përgjegjësinë për këtë situatë dhe e kam pa të arsyeshme të hap rrugën të tjerëve, që nënkupton se nuk do të jem më kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Gjilan. Gjithashtu, jap dorëheqje edhe nga të gjitha funksionet politike që kisha deri më tani në AAK”, tha ndër të tjerash ai për median lokale ‘RadioStar’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme