Një person ka informuar se dy persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në fshatin Mirenë, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, personat e dyshuar pasi e kanë vërejtur të zotin e shtëpisë kanë shtënë dy herë me armë zjarri dhe më pas kanë ikur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, ata pasi kanë vërejtur ankuesin kanë shtënë dy herë me armë zjarri dhe më pas kanë ikur”, thuhet në raport.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...