Ambasadori italian reagon pas sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiqit, thotë se ishte i motivuar politikisht

10:05 | 23 Shkurt 2021
S D

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka dënuar sulmin që ndodhi ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq në Graçanicë.

Orlando përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar këtë sulm si politik.

“I bashkohem dënimit të pa rezervë të sulmit të motivuar politikisht ndaj djalit të Kreut të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të refuzohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të ndëshkohet nga institucionet përkatëse”, ka shkruar Orlando.

 

Ndryshe, mbrëmë është raportuar se Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.

Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme