Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj zbulon se ka pasur personalitete që kanë refuzuar të injektohen me vaksinën anti-COVID.
I ftuar në emisionin “Open”, Brataj tha se shumë prej tyre e kishin telefonuar për ta pyetur nëse duhet të injektoheshin.
“Po të ishte se do zgjidheshin VIP-at, s’do zgjidheshin vetëm në Tiranë, janë kontaktuar të gjithë 80-vjeçaret dhe jo të gjithë kanë pranuar.
Janë kontaktuar shumë mbi 80 vjeç se janë në dyshim. Unë nënën time që është 86 vjeç do ta çoj në Vlorë ta vaksinoj.
Çdo qytet pra kontakton të vetët, që të dalë një numër dhe të përcaktohet sa vaksina duhet. Se 80-vjeçarët kanë dhe sëmundje bashkëshoqëruese” – tha Brataj.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto