Google ADS

Fauci: Njerëzit e vaksinuar nuk duhet të darkojnë në ambiente të brendshme, e as të shkojnë në teatër

00:30 | 23 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, është plotësisht i vaksinuar kundër koronavirusit, por atë nuk do ta gjeni duke ngrënë në një ndonjë restaurant, apo duke shkuar në teatër ose kinema.

“Ka gjëra që edhe nëse jeni të vaksinuar nuk do të jeni në gjendje t’i bëni”, tha ai gjatë një konference për shtyp më Shtëpinë e Bardhë, transmeton portal arbresh.info

“Nuk mund të darkoni në ambiente të mbyllura, nuk mund të shkoni në teatër ose në kinema dhe kjo është për shkak të sigurisë së shoqërisë”, shtoi ai.

Komentet e Faucit erdhën pikërisht në ditën kur SHBA shënoi shifrën e rreth 500 mijë të vdekurve për shkak të koronavirusit.

Ai theksoi se vaksina rrit “sigurinë personale”, megjithatë sipas tij, kjo nuk do të thotë se ‘keni marrë lejen që të festoni dhe të shoqëroheni sikurse të jetë viti 2019’.

Edhe pse numri i të infektuarve në SHBA ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit, virusi është ende i përhapur, me gati 450 raste aktive.

“Ne jemi akoma në një nivel bazë të lartë të papranueshëm,” tha Fauci të hënën gjatë konferencës.

Është ende e paqartë nëse njerëzit e vaksinuar mund të jenë bartës të sëmundjeve, që do të thotë se nëse ata do të mund të përhapin sëmundjen te njerëzit e paviksinuar.

“Ne shpresojmë që kur të dhënat të vijnë, kjo do të tregojë se niveli i virusit është mjaft i ulët dhe ju nuk po e transmetoni atë”, por, paralajmëroi Fauci,”por ne ende nuk e dimë këtë. Dhe për atë arsye, ne duam të sigurohemi që njerëzit të vazhdojnë të mbajnë maska pavarësisht nga fakti se janë vaksinuar”.

Vaksinat COVID-19 tashmë po u japin lehtësim miliona njerëzve në të gjithë vendin, në një nivel individual, nga perspektiva e sëmundjes së rëndë dhe vdekjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme