Një ngjarje e rëndë është regjistruar në komunën e Pederobba në Treviso ku një nënë 31-vjeçare është vetëhedhur nga ura së bashku me djalin e saj 18 muajsh.
Por foshnja arriti ti mbijetojë tragjedisë duke shpëtuar vetëm me disa dëmtime joserioze. Ai ka lënë terapinë intensive dhe është shtruar në pavionin e pediatrisë.
Gruaja, me fëmijën në krahë, ishte hedhur nga ura, duke rënë mbi gurët e shtratit të lumit, nuk mundi të shpëtonte, pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore që erdhi në vendngjarje, raporton Ora News.
Fëmija, nga ana tjetër, ishte rikuperuar ndërsa ishte ende gjallë nga zjarrfikësit. Për ta shpëtuar atë, siç thonë hetuesit, ishte përqafimi i nënës së tij: kapja e saj shërbeu si mburojë gjatë rënies.
“Tani ai do të jetë ai që do të më japë kurajë dhe forcë për të vazhduar më tej”, ka thënë babai i viktimës për mediat italiane.
“Mendova se nuk kishte asgjë për të bërë, por sapo ai u mbështoll me batanije ai menjëherë lëvizi dhe qau“, tha një prej punonjësve të emergjencës.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...