Presidenti amerikan, Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbajnë një minutë heshtje për të përkujtuar vdekjen e 500 mijë amerikanë nga koronavirusi.
Biden, nënkryetari Kamala Harris, zonja e parë Jill Biden dhe Dough Emhoff, kanë planifikuar të mbajnë një minutë heshtje të hënën në mbrëmje, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
“Unë kërkoj që të gjithë amerikanët të na bashkohen dhe të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të 500 mijë viktimave nga koronavirusi dhe të respektojmë ata gjatë perëndimit të diellit”, tha Biden.
Biden urdhëroi gjithashtu që të gjithë flamujt në pronat federale dhe objektet ushtarake të ulen në gjysmën shtizë për pesë ditët e ardhshme./arbresh.info/
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...