Njerëzit që mbajnë syze kanë dy ose tri herë më pak gjasa që të infektohen me koronavirusi.
Sipas një studimi indian, të kryer me 304 njerëz midis moshës 10 dhe 80 të cilët raportuan simptoma të virusit, është gjetur se njerëzit që bartin syze kanë gjasa më të vogla infektimi, pasi fërkojnë sytë më pak, transmeton portal arbresh.info
Nëntëmbëdhjetë përqind e të anketuarve thanë se mbajnë syze shumicën e kohës – të paktën tetë orë në ditë.
“Studimi tregoi se rreziku i infeksionit covid-19 ishte afërsisht dy deri në tre herë më i ulët në mesin e popullatës që mban syze, krahasuar me ata që nuk i mbajnë”, shkruan British Sunday Telegraph, raportoi Hina.
Individët thuhet se janë mësuar të prekin fytyrën mesatarisht 23 herë në një orë, dhe sytë mesatarisht tre herë në një orë, ka gjetur studimi.
Vitin e kaluar, ekspertët kinezë kanë zbuluar se në mesin e pacientëve me Covid-19, në popullatën e përgjithshme, kishte pesë herë më pak njerëz që mbanin syze.
Autorët e studimit i konsiderojnë sytë si një kanal të rëndësishëm që mundëson depërtimin e virusit në trup./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...