Google ADS

Mbyti dy persona e lëndoi tre të tjerë, shoferi dënohet vetëm 1 vit e 6 muaj, familja Kapllani shpresat tek Apeli

14:59 | 22 Shkurt 2021
V. S.

Familja e të ndjerit E.K është ankuar në Gjykatën e Apelit pas vendimit të Themelores në Prizren që të dënojë F.Gj, me 1 vit e gjashtë muaj.

E.K bashkë me B.B humbën jetën në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, më 5 tetor 2019.

F.Gj, shofer i autobusit, kishte goditur rimorkion e një kamioni, duke lënë të vdekur dy persona dhe lënduar tre të tjerë, shtetas të Shqipërisë.


Mos prezenca e të pandehurit, F.Gj, bëri që seanca e parë, e sotme, e thirrur nga Gjykata e Apelit në Prishtinë të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Adriatik Velaj, përfaqësues i familjes së të ndierit, E.K, nga Durrësi thotë për arbresh.info se janë shumë të zhgënjyer me vendimin e shkallës së parë.

“Besojmë në drejtësinë tek Gjykata e Apelit në Prishtinë. Ka disa procedura që në shohim se mënyra si është dhënë ai vendim është në kundërshtim më ligjin. Ne nuk kemi marr fare njoftim me zhvillimin e gjyqit në Suharekë dhe në jemi kundër atij vendimi. Përmes rrugëve private jemi njoftuar me atë vendim. Jetojmë në shekullin e 21 dhe shpresoj vetëm në drejtësi andaj ja kemi lënë Gjykatës së Apelit të Prishtinës në dorë”, deklaroi Velaj për arbresh.info.

Se vendimi i aktgjykimit të shkallës së parë është në kundërshtim më dispozitat ligjore e thotë edhe Avokati i familjes së të ndierit E.K, Adnan Pacolli.

Sipas Pacollit një dënim prej 1 vite e gjysmë për një vepër të tillë ku kanë humbur jetën dy persona është mjaft i ulët.

Avokati Pacolli ka shpjeguar se Gjykata e shkallës së parë asnjëherë nuk ka arritur të japë arsyen e këtij vendimi.

“Ne jemi përfaqësues të familjes Kapllani dhe kemi paraqit ankesë ndaj aktgjykimit të shkalles së par. Ne mendojmë që aktgjykimi i shkallës së parë është në kundërshtim më dispozitat ligjore. I akuzuari është dënuar vetëm më një vit e gjysmë. Një dënim i tillë është mjaft i ultë. Ne kemi paraqit ankesë  dhe Gjykata e Apelit ka hapur shqyrtimin. Dënimi minimal shkon nga dy deri në tetë vite dhe mbi këtë kemi paraqit ankesë pasi mendojmë së një dënim i tillë është tejet i ulët. Gjykata e shkalles së parë asnjëherë s’ka arrit të japë arsye në mënyra të drejt dhe bindës për një aktgjykim të tillë. Arsyeja e vetëm është pranimi i fajësisë nga i pandehuri”.

I pandehuri F.Gj, aktualisht gjendet në Shqipëri në vendin prej nga vjen pasi që vendimi i shkallës së parë ende nuk ka hyrë në fuqi./arbresh.info/

Të ngjashme