Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë persona të dyshuar dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë
ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një
(1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej
48 orësh.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme
penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Me
aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për (1) person, për shkak të
veprës penale “Vrasje e rëndë“.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuro
ria
Speciale
Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat
– – – – – – – – –
Ndalimet – 5 1 2 – – – – 8
Paraburgimet apo
kërkesat tjera:
kërkesat – personat
– – – – – 1-1 – 1-1
Bastisjet – – – – – – – – –
Sekuestrimet – – – – – – – – –
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka
kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i
paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale
“Kanosja” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti
ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalime nga Prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit , ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Me
aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për veprën
penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë
trupor”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
/////
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
/////
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për (1) person, për shkak të
veprës penale “Vrasje e rëndë“.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:/arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës