Google ADS

LDK-ja zvarritë thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm

09:35 | 22 Shkurt 2021
arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese.

Naser Rugova nga LDK ka shtruar disa dilema në lidhje me zvarritjen e thirrjes së kësaj mbledhjeje, shkruan arbresh.info.

“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Sipas Rugovës, pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë./arbresh.info/

Ja kur pritet të zgjidhët kryetari i ri i LDK-së – Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme