Sipas ekspertëve, Gjermania mund të përballet me valën e tretë të pandemisë, pasi variantet e reja të koronavirusit kanë filluar të përhapen.
Besohet se edhe rihapja e shkollave në dhjetë shtetet federale, pritet të kenë indikacione në rritje që një valë e tretë e koronavirusit të mund jetë shumë e afërt, transmeton portali arbresh.info
Pavarësisht bllokimit të rreptë, numri i infeksioneve të reja nuk është zvogëluar, ose nuk është ulur fare. Ekspertët ia atribuojnë këtë përhapjes së varianteve shumë më ngjitëse të virusit.
Ky zhvillim ka nxitur një debat rreth mësuesve dhe edukatorëve që u jepet përparësi vaksinimeve.
Agjencia Gjermane e Shtypit raporton se punonjësit e kopshtit ditor dhe të shkollës fillore janë në grupin tretë të vaksinimit, prandaj edhe mund të mos vaksinohen deri në verë.
Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e qeverisë së shteteve federale kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë në takimin e tyre të fundit për të kontrolluar nëse këta punonjës mund të vendoseshin përpara në listën e përparësive./arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...