Njerëzit që mbajnë syze kanë tri herë më pak të ngjarë të infektohen me COVID, pasi prekin shumë më pak sytë e tyre, tregon një studim nga India. Studiuesit nga India zhvilluan një hulumtim të bazuar në 304 të anketuar midis moshës 10 dhe 80-vjeç, të cilët mbijetuan sëmundjen e rrezikshme. Rreth 19 për qind e tyre kishin syze për pjesën më të madhe të ditës, pjesa tjetër jo, gjë që tregon se njerëzit që mbajnë syze tetë orë në ditë kanë më pak të ngjarë të preken me COVID-19, raporton Daily Mail, duke iu referuar Sunday Telegraph.
“Njerëzit kanë zakon të prekin fytyrën e tyre 23 herë në orë dhe sytë tri herë në 60 minuta. Njerëzit që mbajnë syze për një kohë të gjatë nuk do të prekin sytë e tyre”, thuhet në studim.
Një studim i ngjashëm është bërë në Kinë vitin e kaluar, ku u përcaktua që probabiliteti i marrjes së COVID-19 te njerëzit që mbajnë syze është pesë herë më pak se tek ata që nuk i mbajnë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...