Google ADS

Një vit nga bllokimi i parë në Europë

11:46 | 21 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kjo fundjavë shënon një vit që kur Italia ishte e para në Europë që hyri në izolim total për shkak të Covid-19.

Mbyllja fillimisht filloi me rajone, si Lombardia dhe Emilia-Romagna, dhe sektorë të veçantë, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info

Ngjarja fillimisht tronditi tërë botën, dhe më pas pothujase të gjitha vendet e Europës filluan izolimin për shkak të pandemisë.

Në atë kohë, Italia kishte 152 raste të regjistruara dhe tre vdekje nga Covid-10, kështu që gjithçka dukej si një reagim i tepruar, shton teksti.

Sidoqoftë, ndërsa kaluan ditët, masat u bënë më kufizuese, deri në 4 mars, të gjitha shkollat në Itali u mbyllën, dhe një javë më vonë, i gjithë vendi ishte nën bllokim.

Deri në 12 mars, më shumë se 1.000 njerëz kishin vdekur dhe në vetëm katër ditë të tjera, 1.000 të tjerë kishin vdekur.

Italia së fundmi ka vendosur që të hapë restaurantet, megjithatë në fuqi mbesin distanca sociale dhe mbajtja e maskave.

Sot 1 vit, një pjesë e madhe e Europës është në izolim dhe disa vende kanë zgjedhur që të mbyllin edhe kufijtë.

Mbajtja e maskës, kërkesa për testin negativ të Covid-19 dhe distanca sociale janë ende në fuqi në pjesën më të madhe të botës.

Përkundër fillimit të vaksinimit, Covid-10 po vazhdon të mbajë të “mbyllur botën”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme