Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për bujqësi nga Elbasani.
Rama theksoi se Shqipëria po bëhet nga vendi i fundit në rajon në vendin e parë që sot përthith fonde nga BE për bujqësinë.
“Parcelat ishin djerrë jo se njerëzit nuk donin të punonin por sistemit e ujitjes ishin jashtë përdorimit si pasojë e mosmirëmbajtjes dhe pastrimit të tyre. Ne sot nuk jemi më siç ishim disa vite më parë, vendi i fusnit në rajon për kapacitetin thithës së fondeve të BE për bujqësinë, por jemi vendi i parë në rajon, pasi kemi transformuar qasjen dhe mënyrën e organizmit për të adresuar këtë financim të rëndësishëm dhe kemi transformuar marrëdhënien me sipërmarrjen në fshat që kanë sjellë si rezultat projekte të besueshëm.
“Rruga e bujqësisë është e vështirë dhe me sfida shumë komplekse por e hapur dhe besoj se edhe masa jonë e fundit e naftës pas asnjë taksë për fermerët do i ndihmojnë shumë për të rritur prodhimin. Ne përpara disa vitesh kishim një raport si vend 1 me 7 të eksportit-Importit. Sot eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Është përgjysmuar vlera e importeve se është rrite vlera e prodhimit në vendin tonë”, tha Rama./TCH
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...